Tomor Avdia: Platforma e Macron ka kusht asosacionin e komunave serbe në këmbim të njohjes nga Greqia

31 MAJ 2021 4 ABSOLUT P1 PGM frame 31214 1100x620

Për gazetarin Tomor Avdia vizita e përfaqësuesve të SHBA dhe BE është një harmonizimin që nuk është parë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij vitet e fundit ka qenë një garë mes administratës Trump dhe BE. Në studion e “Absolut 4″ai tha se veprimet e tyre janë në unison, por pritet të shihet sa e përgatitur është pala kosovare.

“Kjo i kthen palët në tryezën e bisedimeve. Ky është harmonizim që nuk është parë vitet e fundit se ka qenë një garë mes administratës Trump dhe BE. Trump ka finalizuar disa marrëveshje që janë mbështetur edhe nga administrata Biden. Edhe me buxhetin prej 200 milionë dollarësh, shihet si kërkesë e plotësuar. Partitë opozitare kanë kërkuar duhet të jenë të përfshira SHBA në dialog dhe të kenë rol ndërmjetësues e lehtësues. Por në këtë kontekst tregon unison të veprimeve por sa e përgatitur është pala kosovare kjo pritet të shihet”.

Në bazë të një platforme që ka dërguar presidenti francez pak ditë më parë, Avdia thekson se është kusht  që Kosova të pranojë asosacionin e komunave serbe në këmbim të njohjes nga Greqia dhe liberalizimit të vizave. Sipas tij nëse kjo prnaoeht nga Kurti nuk është në favor të Kosovës.

“Ky ekip drejtohet nga zëvendëskryeministri Bislimi që nuk ka performancë diplomatike dhe ka njohje sipërfaqësore të dialogut mes dy vendeve. Është diskutuar edhe një platformë që ditë më parë e ka dërguar Macron për një marrëveshje të përkohshme që nëse pranohet nga Kurti duket jo e mirë, pasi është kusht asosacioni nga qeveria Kurti që e ka kundërshtuar me forcë dhe vjen njoha nga Greqia. Në këmbim të një njohje nga Greqia, Kosova të pranojë asosacionin e komunave serbe dhe nëj tjetër është liberalizimi i vizave dhe nëse kjo pikë pranohet do të jetë gabim se është kërkesë e plotësuar nga Kosova dhe liberalizimi nuk duhet të përfshihet në dialog. Dhe në këtë rast Franca është këmbëngulëse”.