Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 19:09 | Bota
Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi

Ka zgjatur rreth 3 orë raundi i tretë i negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Delegacionet e të dyja vendeve, të mbledhura në Brest të Bjellorusisë, kanë diskutuar gjerësisht për gjetjen e një zgjidhjeje për evakuimin e civilëve nga zonat e luftës.

“Ka lëshime të vogla dhe pozitive në përmirësimin e logjistikës për korridoret humanitare”, u shpreh anëtari i delegacionit ukrainas, Mikail Podoljak.

Ai shtoi më tej se janë mbajtur “konsultime intensive për respektimin e një armëpushimi dhe të garancive të sigurisë”.

Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, tha se pritshmëritë e Moskës nga negociatat me Ukrainën nuk u përmbushën.

https://a2news.com/2022/03/07/hap-i-rendesishem-drejt-paqes-takimi-i-nivelit-me-te-larte-rusi-ukraine-mbahet-ne-turqi/

Më herët, Rusia zbuloi kushtet për të ndaluar në moment luftën në Ukrainë. Kremlini i kërkon Kievit të ndryshojë Kushtetutën për të ruajtur neutralitetin, pra të mos anëtarësohet në BE dhe NATO; të njohë Krimenë si territor rus; të njohë rajonet e Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura. Kjo ishte hera e parë që Rusia tregoi kaq hapur kushtet e saj për t’i dhënë fund asaj që e konsideron një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Kievi ka sinjalizuar se mund të bëjë lëshime vetëm për neutralitetin dhe jo për integritetin territorial. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbëngul se Rusia nuk po kërkon pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

https://a2news.com/video/lufta-rusi-ukraine-tanket-ruse-gati-per-mesymje-ne-kiev/

A2 CNN Livestream

Dita jonë