Scholz ia pret shkurt Putinit: Gazin do ta paguajmë me euro

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 18:50

Scholz ia pret shkurt Putinit: Gazin do ta paguajmë me euro

Përditësuar më: 31/3/2022, ora 18:50

Kancelari Olaf Scholz, reagoi pas vendimit të Rusisë për të pranuar vetëm rubla për gazin e saj, duke thënë se Gjermania nuk kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë, por do ta paguante me euro, sipas kontratës që kanë dy vendet.

“Përgjigja është shumë, shumë e shkurtër. I kemi parë kontratat për furnizimin me gaz dhe produkte të tjera. Në të gjitha thuhet se pagesa do të jetë në euro, ndonjëherë në dollarë, por zakonisht është në euro. Dhe ia kam bërë të qartë Presidentit rus se kështu do të mbetet. Çfarëdo idesh të ketë ai mbi këtë temë, rregulli është që kompanitë do të paguajnë në euro nëse dëshirojnë”, tha Scholz në një konferencë për mediat bashkë me homologun austriak, Karl Nehammer.

Kancelari gjithashtu shprehu vendosmërinë e Gjermanisë për të fituar “pavarësinë” ndaj furnizimeve me naftë dhe qymyr rus brenda këtij viti. Megjithatë, pranoi se do të duhet më shumë për të thënë të njëjtën gjë edhe për gazin.