Putin “informon” nxënësit për luftën: Jemi të pamposhtur

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 18:38 | A2 CNN në Ukrainë
Putin “informon” nxënësit për luftën: Jemi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me disa nxënës këtë të premte në një shkollë në Moskë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjatë qëndrimit të tij në ambientet e shkollës, kreu i Kremlinit nuk harroi të përmendte dhe luftën e fundit në Ukrainë, e cila vijon tashmë prej më shumë se 18 muajsh.

Putin u shpreh përpara të rinjve se edhe në këtë luftë Rusia është e pamposhtur ashtu sic ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“E kam kuptuar pse e fituam luftën e madhe patriotike: është e pamundur të mposhtet një popull me një forcë të tillë mendore. Ne ishim absolutisht të pathyeshëm dhe sot jemi të njëjtë”, tha Putin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi