Rusia del me një teori të re mbi vdekjen e Prigozhinit

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 15:58 | A2 CNN në Ukrainë
Rusia del me një teori të re mbi vdekjen e Prigozhinit

Kanë kaluar më shumë se një javë që kur avioni Embraer Legacy, ku në bord ishte lideri i grupit Wagner, Yevgeni Prigozhin, u rrëzua pranë një qyteti 300 kilometra larg Moskës. Me të ishin oficerë të lartë të ushtrisë mercenare dhe krahu i djathtë i tij, komandanti Dimitri Utkin.

Rrëzimi i avionit erdhi vetëm dy muaj pasi Prigozhin bëri një tentativë për grusht shteti. Aksidenti ajror i 23 gushtit krijoi hipoteza dhe versione të ndryshme, si vrasja e mundshme e Prigozhin nga Kremlini për pabesi. Pikërisht sot ka folur zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, pasi është pyetur për tragjedinë në një konferencë telefonike për media dhe nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, ndonëse ka kërkuar që të presin rezultatet e hetimeve.

“Meqë hetimi nuk ka arritur në përfundim, nuk mund të flas me saktësi, por është e qartë se ka versione të ndryshme, ndër të cilat është versioni i një mizorie të qëllimshme”, ka sqaruar Peskov.

Megjithatë, zëdhënësi ka hedhur poshtë idenë se hetimi duhet të ngrihet në institucione të tjera ndërkombëtare pavarësisht se Qendra për Kërkimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Aeronautike të Brazilit dhe kompania që ka prodhuar aeroplanin, Empresa Brasileira de Aeronáutica, do të ishin të predispozuar për të marrë pjesë në hetim.

“Hetimi po bëhet nga Komiteti Hetues i Rusisë (…) Prandaj, në këtë rast nuk ka mundësi për një hetim ndërkombëtar”, tha zëdhënësi.

Për më tepër, Kremlini ka mohuar të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit si hakmarrje, duke i quajtur këto fjalë një “gënjeshtër të madhe”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi