
Forcat e mbrojtjes ajrore në Rusi bëjnë me dije se gjatë natës kanë interceptuar dronë të tjerë të lëshuar nga ushtria ukrainase në drejtim të Moskës, të cilët u rrëzuan në rajonin e Tver.
Për këtë incident të radhës, reagoi dhe kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergey Sobyanin i cili deklaroi se si pasojë e shpërthimit të dronëve të mbushur me eksplozivë nuk pati njeri të lënduar.
Ndërkohë që Rusia u kundërpërgjigj me raketa ndaj Ukrainës, ku disa prej tyre ranë në qytetin e Sumit duke shkaktuar të paktën 2 të lënduar.
Sipas administratës ushtarake ukrainase, Rusia vijon që të godasë infrastrukturën jetësore dhe zonat e civilëve, tani që lufta ka hyrë në ditën e saj të 559.
Kohët e fundit janë shtuar sulmet me dronë nga ana e Ukrainës drejt Rusisë, duke kërcënuar se teknologjia e re bën të mundur që të dërgojë mjete fluturuese pa pilotë deri në 1500 km brenda territorit të armikut të saj. (A2 Televizion)