Putin takon Erdogan: Jemi gati të flasim për marrëveshjen e grurit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 13:48 | A2 CNN në Ukrainë
Putin takon Erdogan: Jemi gati të flasim për marrëveshjen e

Presidenti rus Vladimir Putin priti homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, në qytetin e Sochit, në një takim që ka në fokus eksportet e drithërave në detin e zi. Pamjet televizive treguan dy udhëheqësit teksa shtrëngonin duart, para nisjes së bisedimeve.

“Nëse dëshiron mund të vish këtu për pushime. Është shumë bukur”, ishin fjalët e Putin teksa i uroi mirëseardhjen liderit turk. Më pas, numri një i Kremlinit tha se do të diskutonin mbi situatën në Ukrainë dhe se Rusia ishte e gatshme për bisedime mbi marrëveshjen e grurit, nga e cila u tërhoq në muajin korrik.

Gjithashtu, Erdogan theksoi se korridori i eksportit të drithërave ishte çështja më e rëndësishme në takimin me putin dhe se mesazhi pas bisedimeve do të ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara. Do të flitet gjithashtu mbi një propozim nga Moska për të furnizuar Turqinë me 1 milion ton grurë, i cili më pas do t’i shpërndahet vendeve më në nevojë, me asistencën financiare të Katarit. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe furnizimi me gaz natyror nga Rusia drejt Turqisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos