Zelensky shkarkon ministrin e Luftës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 08:03 | A2 CNN në Ukrainë
Zelensky shkarkon ministrin e Luftës

Presidenti Volodymyr Zelensky e njoftoi vetë përmes mesazhit të përditshëm drejtuar popullit ukrainas, që ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, në krye të këtij institucioni që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të 2022.

Në adresimin e tij, presidenti Zelenski tha se është koha për “qasje të reja” në Ministrinë e Mbrojtjes.

Rustem Umerov, që drejton Fondin e pronave Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga presidenti si pasues i Reznikov.

“Besoj se Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate që ndërlidhin ushtrinë me shoqërinë, si një e tërë”, theksoi Zelensky.

Mediat ukrainase shkruajnë se Reznikov mund të emërohet ambasadori i ri i Ukrainës në Londër, atje ku ai ka zhvilluar marrëdhënie shumë të mira me zyrtarët e lartë.

57-vjeçari u bë një figurë e njohur dhe e vlerësuar, që nga nisja e luftës në Ukrainë, 18 muaj më parë. I njohur ndërkombëtarisht, Reznikov merrte pjesë rregullisht në takime e mbledhje me aleatët perëndimore të Ukrainës dhe luajti një rol kyç në lobimin për pajisje ushtarake.

Javën e shkuar ai e njoftoi vetë se po eksploronte me presidentin ukrainas, mundësitë për një pozicion tjetër. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi