Kievi rrëzon 22 dronë rusë, Medvedev: Rusia duhet të fitojë si 80 vjet më parë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 06:18 | A2 CNN në Ukrainë

“Rusia duhet të shtyjë ata që po e çojnë njerëzimin drejt një katastrofe globale dhe të fitojë, siç bëri 80 vjet më parë”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, me rastin e ceremonive në Juzhno-Sakhalinsk për Ditën e Fitores mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore.

“Mësimet e historisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ata që duan të dominojnë botën kanë ngritur kokën, ashtu siç bënë atëherë në shekullin e 20-të, gati për ta udhëhequr njerëzimin drejt një katastrofe globale. Ashtu si 80 vjet më parë, detyra jonë e shenjtë është t’i zmbrapsim me vendosmërinë më të madhe dhe të arrijmë fitoren”, u shpreh ai.

Ndërkohë ushtria ukrainase ka rrëzuar 22 dronë rusë në rajonet jugore të vendit. Kjo është bërë e ditur nga forcat ajrore të Kievit, duke specifikuar se ato janë Shahed-136/131 të cilat janë shkatërruar në zonën e Odesës. Në total, 25 dronë sulmues u lëshuan në jug të Ukrainës gjatë natës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi