Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes, policia shoqëron autorin, evakuohen banorët e rrezikuar

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 19:12 | Aktualitet
Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes, policia shoqëron

Policia ka shoqëruar një person që dyshohet të jetë bërë shkak për flakët që janë përhapur në Zham të Lushnjës. Sipas informacioneve, 58-vjeçari Ramadan Zoga kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre.

Ndërkohë, janë evakuuar banorët që mund të rrezikohen nga zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos