Papa Françesku “bën grushte” me Rocky-n

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 19:27 | Bota

Sylvester Stallone dhe familja e tij vizituan Vatikan për të takuar Papa Françeskun. Kur Papa pa aktorin dhe yllin e filmit “Rocky”, nuk mungoi t’i referohej karrierës së tij të Hollivudit.

“Faleminderit shumë që gjetët kohë nga dita juaj e ngarkuar. Ne e vlerësojmë shumë”, i tha fillimisht Stallone pasi prezantoi gruan, vajzat dhe vëllain e tij, të cilët e shoqëruan atje.

“Nderi është i imi” u përgjigj Papa dhe më pas komentoi “ne u rritëm me filmat tuaj”.

Më pas, duke buzëqeshur, Stallone mori një qëndrim “sulmues” me grushte dhe Papa u “hakmor”.

Në një intervistë me National Catholic Register në vitin 2007, Stallone tha se lindja e vajzës së tij në fund të viteve 1990 ishte një udhëkryq i rëndësishëm për besimin e tij katolik.

“Kur vajza ime lindi e sëmurë dhe kuptova se kisha vërtet nevojë për ndihmë, fillova të vendosja gjithçka në duart e Zotit, plotfuqinë e tij, faljen e tij gjithëpërfshirëse,” tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos