Shkoi për të eksploruar, amerikani bllokohet në shpellën turke

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 17:07 | Bota
Shkoi për të eksploruar, amerikani bllokohet në shpellën

Më shumë se 150 shpëtimtarë rifilluan operacionet e shpëtimit të premten për të arritur një burrë amerikan i cili u sëmur dhe u bllokua rreth 1,000 metra nën tokë në një shpellë që po eksploronte në Turqinë jugore.

40-vjeçari Mark Dickey, ishte në një mision ndërkombëtar eksplorimi në shpellën Morca në malet Taurus kur filloi të vuante nga gjakderdhje gastrointestinale, tha në një deklaratë federata turke e shpellave TUMAF.

Videoja e publikuar nga AFAD, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Turqisë tregoi spelologun e bllokuar duke marrë trajtim mjekësor brenda në shpellë.

Pamjet me dron nga shpella treguan se shiriti i sigurisë ishte vendosur në hyrje, ndërsa ekipet e shpëtimit prisnin jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos