Kylie Jenner, Michael Phelps dhe Matthew McConaughey ishin disa nga personazhet e famshëm që ndoqën nga afër finalen e US Open, mes Novak Djokovic dhe Daniil Medvedev.
Novak Djokovic fitoi 3-0 finalen, duke e çuar në 24 numrin e Grand Slam-eve të fituara në karrierë.
Ky ishte titulli i katërt për Djokovic në US Open, ndërkohë që sa i përket Grand Slam-eve në total, serbi shkëputet nga Rafael Nadal, i cili ka fituar 22. Djokovic ka fituar 10 herë Australian Open, 7 herë Wimbledon, 4 herë US Open dhe 3 herë Roland Garros, për një rekord prej 24 fitoresh në turnetë madhorë. (A2 Televizion)