Tirana ka fituar përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë nuk pati raste të rrezikshme, ndërsa në të dytën shënoi Hila, i cili ndëshkoi portierin Tafas, duke kaluar në avantazh bardheblutë.
Verilindorët kërkuan të barazonin, por në momentin më të mirë të tyre ishte Doka ai i cili shënoi dhe golin e dytë.
Në minutën e fundit të takimit ishte Mario Beshiraj i cili realizoi një supergol për vendasit, por që nuk vlejti aspak për Kukësin.
Me këtë fitore, Tirana ruan kryesimin, me 10 pikë pas 4 ndeshjeve të para. (A2 Televizion)