Një aksident i rëndë ka ndodhur, paraditen e sotme, në hyrje të qytetit të Belshit, ku një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë, duke derdhur zhavorrin që mbante sipër.
Dyshohet se shkak mund të jetë bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të kamionit, i cili për pasojë është përmbysur.
Aktualisht, nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa si pasojë e aksidentit, janë krijuar radhë të gjata trafiku në këtë aks rrugor.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)