Natë barazimesh në Botëror. Uruguai shpëton kundër Arabisë Saudite, Irani merr 1 pikë ndaj Zelandës së Re

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 08:19 | Futboll

Natë barazimesh në Botëror. Uruguai shpëton kundër

Dy barazime surprizuese në ndeshjet e natës në Kupën e Botës 2026.

Uruguai u ndal në një barazim 1-1 me Arabinë Saudite në Miami, në Grupin H. E zënë në befasi nga goli i mbrojtësit Abdulelah Al Amri, në minutën e 41-të, "La Celeste" e trajnerit Marcelo Bielsa bëri presion të madh në pjesën e dytë dhe arriti të shënonte në minutën e 80-të, me anë të Maxi Araujo, shkruan A2.

Ndërkohë, Irani dhe Zelanda e Re barazuan 2-2 në ndeshjen e tyre të parë, para 70 000 tifozëve në stadiumin SoFi në Los Angeles. Zelandezët morën epërsinë dy herë, por iranianët treguan vendosmëri për të rrëmbyer barazimin që i lë të katër ekipet në Grupin G të barabarta me pikë, pas barazimit 1-1 midis Belgjikës dhe Egjiptit.

Elijah Just shënoi dy gola (7' dhe 55') për Zelandën e Re, ndërsa Ramin Rezaeian (32') dhe Mohammad Mohebi (64') ishin autorët e golave për Iranin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos