
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit.
Sipas informacioneve paraprake për A2 CNN, në përplasje janë përfshirë dy automjete dhe një fuoristradë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)