Skënder Hita i beson Ermal Muçës drejtorinë e Policisë së Lezhës

Nga Igli Çelmeta
15 Qershor 2026, 19:03 | Kronikë

Skënder Hita i beson Ermal Muçës drejtorinë e

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se oficeri i karrierës Ermal Muça është emëruar drejtor i Policisë së Lezhës.

Pas ngjarjeve të rënda në këtë qark, Hita i ka besuar drejtimin Muçës një oficeri me përvojë në polici dhe rezultate të larta në postet që ka pasur më parë.

Po ashtu edhe Edvin Ndreu ka marrë emërimin definitiv si drejtor i Policisë Vlorë, Ervin Hodaj në Durrës dhe Erion Ahmeti në Fier. Këta tre drejtues ishin të komanduar, pas garës tashmë marrin emërimin definitiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos