Përse plasi grushti brenda në gjykatë? Gazetari sjell detajet: U dëmtuan edhe 3 efektivë

Nga Armand Bajrami
15 Qershor 2026, 12:13 | Kronikë

Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami ka sjellë detaje nga përplasja e dhunshme fizike në Gjykatën e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, gjatë seancës paraprake në ngarkim të Petrit Çakrajt dhe Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, në Mat.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjatë seancës vëllezërit Bushgjokaj kanë dhunuar Petrit Cakrajn me dyshimet se ky i fundi i ka spiunuar dhe ka shpifur për ata.

Sherri ka nisur pasi seanca kishte filluar dhe vëllezërit Bushgjoka kanë qëlluar me grushte dhe përplasur për muri Petrit Hoxhën alias Cakraj.

Po ashtu janë dëmtuar edhe 3 efektivë të togës së shoqërimit të burgjeve, për shaka të përplasjes fizike, ndërkohë salla e Gjykatës Posaçme është kthyer në skenë krimi.

Aktualisht Gjykata e Posaçme ka ndërpresë proceset, janë duke u bërë këqyrjet e kamerave të sigurisë dhe do të behet gati referimi pranë komisariatit numër 3 në Tiranë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos