Aktivisti i protestës qytetare para Kryeministrisë, Ilir Xhemalaj, theksoi se ata që po bëjnë mbarëvajtjen e tubimeve, nuk kanë bërë thirrje që qytetarët të shkojnë drejt Aeroportit të Rinasit, apo drejt Surrelit.
Në një intervistë para Kryeministrisë për gazetarin e A2CNN Mario Brakaj për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Xhemalaj tha: “Ne nuk jemi për këto gjëra. Këtu ka grupime të ndryshme. Ke parti politike të reja, të vjetra. Populli ecëm përpara, ne nuk mund të parandalojmë dhe ndalojmë asgjë. Ne përpiqemi për mbarëvajtjen e protestës, këtu në këtë shesh. Ne nuk bëjmë thirrje as për të vajtur në Surrel, as për të vajtur në Rinas dhe as për të vajtur askund dhe s’keni dëgjuar asnjë thirrje nga ana jonë sa i përket kësaj gjëje”.
I pyetur nëse ka pikasur elementë nga partitë që po synon përçarje të protestës, aktivisti tha: “Populli ka dale i gjithi. Ne duhet të përqendrohemi te ky masivitet të rinjsh që kanë dale këtu, që s’kanë pasur përkrahje politike. Rinia shqiptare më në fund është çuar nga kafja dhe ka dale për të protestuar për të hequr establishmentin Rama-Berisha”. (A2 Televizion)