U largua nga grupi parlamentar i PS-së, Marjana Koçeku poston foto të flamingos

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 16:46 | Politikë

U largua nga grupi parlamentar i PS-së, Marjana Koçeku poston foto

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsorja”, njoftoi një ditë më parë se do të vijojë mandatin e saj si deputete e pavarur.

Lajmin e bëri të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se vendimi lidhet me bindjet dhe vlerat e saj personale.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkroi Koçeku në Facebook.

Një ditë pas këtij njoftimi, deputetja publikoi në rrjetet e saj sociale një fotografi të një flamingoje. Ky shpend është përdorur së fundmi si simbol nga protestuesit që kundërshtojnë projektin e investimit në zonën e Nartës dhe Zvërnecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos