
Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të ndihmojë në stabilizimin e ekonomisë globale, por paralajmëroi se marrëveshja duhet të zbatohet edhe për Libanin, shkruan A2CNN.
Duke folur para takimit të G7-ës këtë javë në Francë, Merz tha se marrëveshja mund të ketë pasoja më të gjera ekonomike dhe rajonale.
Ai tha gjithashtu se është shfaqur një mundësi diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë dhe se dëshiron ta diskutojë atë me Presidentin Trump.
Ministria libaneze e Shëndetësisë thotë se 3,798 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite më 2 mars, ndërsa 11,781 të tjerë janë plagosur. Po ashtu bëhet me dije se 15 persona janë vrarë dhe 82 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)