Bota reagon për Iranin, Macron: Franca dhe Britania gati të drejtojnë misionin në Hormuz

Nga Rosalba Bejdo
15 Qershor 2026, 15:18 | Bota

Bota mirëpriti lajmin për arritjen e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit për t'i dhënë fund luftës. Përmes një deklarate të përbashkët, liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë thanë se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore dhe se ishin të gatshëm të punonin me të gjitha palët për të garantuar një gjë të tillë, shkruan A2 CNN.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, foli për një zhvillim të rëndësishëm për vendosjen e paqes në rajon, ndërsa edhe vendet e Gjirit e përshëndetën lajmin si një hap drejt stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Mesme.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se prioritet tani ishte zbatimi i shpejtë i marrëveshjes nga të gjitha palët.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është organizatori i samitit të G7-ës këtë të hënë, deklaroi se Franca dhe Britania e Madhe janë gati të udhëheqin një mision në Ngushticën e Hormuzit për të ndihmuar në rihapjen e saj pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos