Mbi 45 ikona të përzgjedhura që dëshmojnë pasurinë artistike, historike dhe shpirtërore të Shqipërisë, vepra të cilat janë realizuar nga mjeshtra të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Kostandini, ekspozohen në Chambéry të Francës, shkruan A2 CNN. Ikonat kanë udhëtuar nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë.
Ministri Blendi Gonxhja e konsideroi ekspozitën e re në Francë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ikonat e Shqipërisë për herë të parë shkojnë në Francë, një rrugëtim që ishte planifikuar edhe më herët kur në krye të institucionit ishte Mirela Kumbaro.
Ikonat kthehen në vendin tonë më 14 nëntor, kur edhe pritet të mbyllet ekspozimi i tyre në Chambéry. (A2 Televizion)