Mario Banushi rrëmben “Luanin e Argjendtë” në Venecia

Nga Luela Myftari
13 Qershor 2026, 17:03 | Kulturë

Mario Banushi rrëmben “Luanin e Argjendtë” në Venecia

Regjisori me origjinë shqiptare, Mario Banushi, është vlerësuar me Luanin e Argjendtë në edicionin e 54-t të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në kuadër të Bienales së Venecias, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit skenik në botë.

“Krijimtaria e Banushit “çlirohet nga konvencionet e teatrit tradicional narrativ, duke ruajtur një ndjeshmëri klasike në krijimin e imazheve, të ushqyera thellësisht nga kujtesa personale”, tregon motivacioni me të cilin ai rrëmben këtë çmim nga skena teatrale, shkruan A2.

Ky vlerësim në Bienalen e Venecias konsiderohet një konfirmim i rëndësishëm i talentit të tij dhe i rolit gjithnjë në rritje të zërave të rinj në zhvillimin e teatrit bashkëkohor.

Mario Banushi shihet si pjesë e një brezi artistësh që po gjenerojnë me elementë artistikë krejt të veçantë teatrin eksperimental dhe estetikën skenike europiane, duke tërhequr vëmendjen e kritikës ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos