
Për të 14-ën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një lëvizje që ka kaluar prej kohësh kufijtë e një kauze të vetme mjedisore.
Kërkesat për ndalimin e projektit në Zvërnec janë zëvendësuar nga thirrje të hapura politike, ku në qendër qëndrojnë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, zgjedhjet e parakohshme dhe nevoja për një klasë të re politike, shkruan A2.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë.
(A2 Televizion)