“Nga veprimtaria audituese e zhvilluar përgjatë vitit2025, është konstatuar një dëm ekonomik dhe efekt financiar negativ në buxhetine shtetit, me një vlerë totale 26.2 miliardë lekë”.
Kjo është fatura e keqqeverisjes konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin e kaluar, sipas raportit të prezantuar nga kryetari Arben Shehu, pranë Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, ku prokurimet publike vijojnë të jenë problem. Socialistët, që dinë se ku u pikon çatia, nënvizuan se problemet me prokurimet publike, po i lënë vendin dy fenomeneve të tjera.
PS e PD ishin gati në unison sa i përket institucioneve që trajtojnë pronën publike dhe atë private, ku me shqetësim u përcoll refuzimi i Kadastrës për të lejuar auditimet. Siguria Ushqimore dhe roli i AKU-së, bashkoi përsëri në shqetësim mazhorancën dhe opozitën. (A2 Televizion)