Trump, Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian firmosin marrëveshjen për t'i dhënë fund luftës

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 17:59 | Bota

Trump, Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian firmosin marrëveshjen

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve, ndërsa një zyrtar amerikan bëri të ditur se memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Qalibaf.

Sipas zyrtarit, marrëveshja parashikon hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj Iranit, raporton Reuters, përcjell A2CNN. 

Megjithatë, çështja e programit bërthamor iranian do të trajtohet në negociata të veçanta në një fazë të mëvonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos