"Po fshihen emrat e qeveritarëve në Aruba" Berisha: Dosja e vërtetoi, nuk kam asnjë lidhje me "Malin e Tiranës”

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 11:20 | Politikë

Sali Berisha ishte sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje! Kur u pyet nga gazetaret nëse kishte lidhje ai ose djali i tij me ndërtimin e “Malit të Tiranës”, Sali Berisha nga SPAK e mohoi një gjë të tillë.

“Dosja faktoi, shpifjen dhe trillimin e ulët, trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, vegël e verbër e qeverisë dhe mediat e tyre. Dhe mediat e tyre. Unë lidhje? Kurrë. Asnjë njeri... kjo është një pyetje që bazohet në trillimet e ulëta të atyre që u përpoqën të mbulojnë të vërtetën. Që u përpoqën të mbulojnë udhëtimin e qeveritarëve nga Tirana, e njerëzve të Tiranës, e takimit në Aruba, se do dilte. Dhe pastaj të opozitës së opozitës që i shërben qeverisë, e cila pa asnjë fakt, pa asnjë bazë akuzonte, por besoj se gjithçka tani në dorë të Altin Troplinit është dhe ka dalë shumë qartë se kush është dosja Aruba dhe kush është Mali i Tiranës”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se hetimet dhe dosja kanë vërtetuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë çështje. Berisha hodhi gjithashtu akuza ndaj Altin Dumani, duke pretenduar se janë bërë publike vetëm emrat e ndërtuesve që kanë qenë të përfshirë në takime në ARUBA , por jo emrat e qeveritareve që, sipas tij, kanë firmosur marrëveshjen.

“A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera? Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje. Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta. Tani Omertën e zbaton Altin Troplini. Faqenxirë i them. Ke detyrime ndaj shqiptarëve. Se tani do t’u thuash se është punë sekreti. Po në qoftë se ti kursen dhe nuk u thua shqiptarëve se Edi Rama i dërgoi ata në Aruba dhe kush janë ata, cilët janë ata. Dhe se qeveritarët në Aruba kanë shkuar, kjo është 100 përqind e sigurt. Janë të gjitha burimet. Shumë mirë që vepron ndaj biznesmenëve apo trafikantëve që ishin në takim, por koka e Meduzës së takimit është Edi Rama dhe lejtnantët e tij që shkuan në Aruba. A ishte Engjëll Agaçi, a ishte vetë Rama, a ishte Olsi Rama?”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos