Largimi i Marjana Koçekut nga PS, Balla-socialistëve: Nuk kam kontaktuar me të, do të flas në një moment të dytë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 11:07 | Politikë

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, Balla-socialistëve: Nuk kam

Pasi deputetja Marjana Koçeku u largua nga Partia Socialiste duke deklaruar nëj ditë më parë se do të jetë tani e tutje deputete e pavarur, ka reaguar kreu u grupit socialist Taulant Balla.

Burime nga grupi i PS për A2 CNN bëjnë të ditur se Balla u ka thënë socialistvëve që për Marjana Koçekun do të flasë në një moment të dytë.

Sipas burimeve, Balla nuk ka arritur të kontaktojë me të.

Pasditen e djeshme deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Bëhet me dije se Koçeku nuk ka qenë e pranishme as në festimet e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të zhvilluara në sheshin “Italia” në Tiranë.

Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjta që para angazhimit në politikë, duke nënvizuar se ato përcaktojnë kufijtë e saj politikë.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos