Sejko takohet me Meten, inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% brenda vitit të ardhshëm

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 14:31 | Ekonomi
Sejko takohet me Meten, inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3%

Vala e krizës së çmimeve është tërhequr dhe inflacioni pritet të kthehet në nivelin 3 për qind brenda vitit të ardhshëm. Ishte ky vlerësimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në takimin e parë me ministrin e ri të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Në diskutimet e dy drejtuesve të institucioneve që hartojnë politikën monetare dhe atë fiskale, vëmendje të veçantë mori ecuria e kursit të këmbimit.

Sejko dhe Mete thanë se vëmendja e politikës monetare dhe fiskale duhet të jenë të koordinuara dhe të orientohen drejt ruajtjes së ekuilibrave ekonomike dhe financiare të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos