Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Turqia zgjedh ish-trajnerin e Milanit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 15:54 | Futboll
Turqia zgjedh ish-trajnerin e Milanit

Vincenzo Montella është trajneri i ri i Turqisë. Trajneri italian, i cili ka drejtuar edhe Milanin, është zgjedhur për të drejtuar përfaqësuesen turke.

Montella ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner i një kombëtareje, ndërsa më parë ka drejtuar klube në Itali, Spanjë dhe Turqi, ku ka drejtuar në dy sezonet e fundit.

Aktualisht, Turqia renditet në vendin e dytë të grupit D të eliminatoreve të Evropianit, me 10 pikë, po aq sa Kroacia kryesuese, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani