Trajnerja e fitnesit jep 3 këshilla të rëndësishme se si të humbisni peshë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 15:41 | Lifestyle
Trajnerja e fitnesit jep 3 këshilla të rëndësishme se si

Maddie Kossin, një trajnere fitnesi dhe nutricioniste ka zbuluar 3 këshilla që do i vijnë çdo kujt në ndihmë për të humbur peshë. Kossin e cila numëron më shumë se 272,000 ndjekës në TikTok ka arritur vetë që të shndërrohet në trup, duke hequr dhjamin e arritur format e shumë dëshiruara.

Këshilla e parë e Kossin është të ‘merrni një shishe të lezetshme uji’ dhe ta merrni me vete kudo që të shkoni. 

‘Pini para se të hani dhe pini pasi të keni ngrënë. Pini gjithashtu mes vakteve. Mësohuni ta merrni kudo dhe të pini sa më shumë ujë. Kjo nuk është e vështirë për t’u bërë. Mos u justifiko për këtë”, tha ajo.

Këshilla e saj e dytë është  të ecni për 20 minuta çdo ditë dhe e fundit, shkruani qëllimin tuaj aktual për humbjen e peshës në kohën e tashme sikur ta kishit arritur tashmë.

‘Pra, nëse qëllimi juaj është të humbni 30 kilogramë, shkruani: “Jam shumë mirënjohës që kam humbur 30 kilogramë dhe ndihem shumë mirë”, thotë ajo.  

“Nëse i bëni këto tre gjëra çdo ditë, shikoni se si ndryshon jeta juaj, veçanërisht në mentalitetin tuaj”, përfundoi Kossin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos