Euro me rritje “anemike”! Tregu i mbingopur nga valuta europiane, kërkesa në rënie

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 12:38 | Ekonomi
Euro me rritje “anemike”! Tregu i mbingopur nga valuta europiane,

Pavarësisht 18 milionë eurove të tërhequra nga tregu valutor nga Banka e Shqipërisë dhe KESH, euro po shënon rritje gati të papërfillshme në raport me lekun.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 106.22 lekë duke fituar vetëm 0.05 pikë në raport me një ditë më parë.

Në shitje, euro po këmbehet me 106.69 lekë, ndërsa po blihet për 105.57 lekë. Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi