Grzegorz Krychowiak nuk do ta harrojë kurrë humbjen në Air Albania

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 18:27 | Futboll
Grzegorz Krychowiak nuk do ta harrojë kurrë humbjen në Air

Grzegorz Krychowiak është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Polonisë. 33-vjeçari njoftoi sot se nuk do të luajë më për skuadrën e trajnerit Probierz, i cili zëvendësoi Fernando Santos.

Krychowiak nuk do ta harrojë kurrë humbjen 0-2 ndaj Shqipërisë në Air Albania pasi do të jetë ndeshja e fundit e tij me kombëtaren. Mesfushori ka bërë 100 paraqitje me skuadrën e Polonisë, me të cilën ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime, si dhe ka marrë pjesë në Kupat e Botës 2018 dhe 2022, si dhe në Kampionatin Evropian 2016 dhe 2021.

“Kam luajtur 100 ndeshje me shqiponjën e bardhë në gjoks është nderi më i madh për mua dhe kështu do të jetë gjithmonë”,-shkroi Krychoëiak në rrjetet sociale, pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos