“Italia nuk është ai lloj vendi që ju mendoni.”
Kështu i kanë paralajmëruar zyrtarët në Firence, Kanye West dhe bashkëshorten e tij Bianca Censori pas sjelljeve të pahijshme dhe stilit të veshjes që përdorën gjatë vizitës së tyre, që shkaktoi zemërim në qytet.
Çifti kontrovers pasi u shpallën “non-grata” nga një prej operatorëve turistikë në Venecia, kanë vijuar të jenë në faqet e para të mediave rozë për shkak të “zhveshjes” nëpër rrugët e Italisë.
Sa herë që kanë dalë në publik, çifti ka ndezur polemika. E tillë ishte dalja e javës së kaluar në Firence, ku Kayne u pa teksa drejtonte një set fotografik ku përfshihej Bianca.
Ata parakaluan përgjatë rrugës kryesore tregtare të qytetit me një veshje ngjyrë “nude” nga ana e 28-vjeçares, që i linte pak vend imagjinatës.
Zyrtarët nga byroja e turizmit të qytetit paralajmëruan çiftin që të respektojnë ligjet e mirësjelljes publike sipas sloganit të qytetit, që thotë “Gëzojeni dhe respektoni Firencen“.
“Firence nuk është një zonë plazhi- veshja (dhe sjellja) juaj duhet të jetë e denjë dhe çdo shkelje dënohet me 500 euro gjobë”, thuhet në reagimin e tyre.
Andrea Giordani nga zyra e Turizmit dhe Promocionit në Firence, tha: “Dua t’i kujtoj Kanye dhe gruas së tij se ata kanë thyer kodin e “Gëzojeni dhe respektoni Firencen“. Sjellja e tyre shkon përtej kësaj, dhe veçanërisht në rastin e Venecias ku ata u panë në varkë të përfshirë në një aktivitet seksual – por duhet të kuptojnë se Italia nuk është ai lloj vendi që ata mendojnë”.
Kodi që zyrtari nga Firence përmendi, rendit një sërë kufizimesh ku thuhet se është e ndaluar të ulesh në rrugë, oborre kishash, në shkallët e monumenteve dhe kishave dhe të shmangësh lojërat e ekzagjeruara dhe shakatë që shkaktojnë rrezik ose frikë në vende publike.
Grafitet, mbeturinat dhe sjellja me zë të lartë janë gjithashtu të ndaluara, siç janë edhe veshjet e pahijshme, veçanërisht brenda objekteve të adhurimit. (A2 Televizion)