Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Greqia i kthen “nderin” Shqipërisë, dërgon një avion Canadair për shuarjen e zjarrit në Pishporo

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 14:27 | Ballkani
Greqia i kthen “nderin” Shqipërisë, dërgon një

Pak orë pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi nga Fieri se Shqipëria ka aktivizuar kërkesën për ndihmë drejtuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të Pishporos, e para që ka ardhur në ndihmë është Greqia.

Fqinji ynë jugor ka vendosur në ndihmë të Agjencisë së Mbrojtjes Civile një avion Canadair për të luftuar flakët.

Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier. Falënderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”.

Ndërhyrja nga ajri vjen në kushtet kur ministri Balla theksoi në intervistën e tij për mediat se ajo është e domosdoshme në zonën që digjet prej 6 ditësh, pasi forcat zjarrfikëse edhe pse të shumta në numër e kanë të pamundur fikjen e zjarrit nga toka.

Kujtojmë se Shqipëria ishte një ndër vendet që i shkoi në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve shkatërrimtare në Alexrandopuli në muajin gusht.

Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare zbarkuan në zonën e shkrumbuar nga flakët duke punuar përkrah zjarrfikësve grekë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu