Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rënë pre e vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës, në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare, burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije detaje se si grabitësi u fut në banesën e ministres Hajdari, u përball me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me gjësendet që kishte “avulluar”.
Denoncimi i ministres, aktivizoi Policinë dhe si rezultat ka dhënë deklaratën e saj si viktimë e rastit, ndërkohë që tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit. (A2 Televizion)