Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 20%
  • Të drejtë 27%
  • Të vonuar 53%

Kamberi-Vuçiçit: Gjatë sulmit në Banjskë, EULEX dhe KFOR ishin në dhomën e VAR-it

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 08:09 | Kosova
Kamberi-Vuçiçit: Gjatë sulmit në Banjskë, EULEX dhe

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, reagoi sërish pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili përsëriti habinë e tij të dielën se përse gjatë sulmit në Banjskë nuk ndërhyri EULEX, por Policia e Kosovës.

“Vuçiç ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it”, shkruan Kamberi në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, presidenti serb u shpreh se shumë shpejt do të dalin prova të reja në lidhje me ngjarjet e Banjskës ku u vra një polic i Kosovës dhe 3 nga agresorët serbë.

Ditari A2 CNN