Ylli i NBA habit me modelin e ri të flokëve

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 16:09 | Sporte të tjera
Ylli i NBA habit me modelin e ri të flokëve

Jimmy Butler, një nga basketbollistët më të mirë në botë, i habiti të gjithë me modelin e tij të flokëve në “Media Day” të Miami Heat.

Ai mori të gjithë vëmendjen e mediave me “look”-un e habitshëm dhe tha se “modeli im i ri është një metaforë e mënyrës se si ndihem”.

Butler ishte lojtari më i mirë i Miami Heat sezonin e kaluar, duke e dërguar ekipin e tij deri në Finalet e NBA, seri të cilën e humbi 4-1 ndaj Denver Nuggets.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi