Mbahet sot konferenca e 9 ndwrqeveritare. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama ulet sot në Bruksel për të mbyllur zyrtarisht tre kapitujt e parë të integrimit: Arsimi, Shkenca dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Pas kalimit të fazës IBAR, kjo lëvizje i hap rrugën Shqipërisë për të plotësuar kushtet edhe për 30 kapitujt e mbetur, me synim përfundimin e procesit teknik brenda vitit 2027, shkruan A2.
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se, për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate, duke bërë të ditur se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave.
“Sot është një Super e Martë për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se 2 dekada, po mbajmë katër konferenca pranimi në të njëjtën ditë. Katër kandidatët tanë kryesorë, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi, po bëjnë të gjitha hapa të mëdhenj përpara. Me Ukrainën dhe Moldavinë, po hapim Grupin 6, që mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në BE janë veçanërisht të forta. Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë. Dhe Mali i Zi është plotësisht në lojën e fundit të negociatave zyrtare, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj. Momenti i sotëm tani duhet të shndërrohet në rezultate në terren”, tha Kos. (A2 Televizion)