Pas 8 ditësh “luftë” me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Pishporos

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 18:50 | Aktualitet
Pas 8 ditësh “luftë” me flakët, vihet nën

Pas 8 ditëve “luftë” janë vënë nën kontroll të gjitha vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Pishporos dhe Darezezës.

Gjatë orëve të pasdites, të favorizuara nga era e fortë flakët u përhapën sërish, veçanërisht në zonën me Pisha të Buta. Në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit, për neutralizimin e zjarrit erdhën forcat zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit, Lushnjes, Divjakës, Albpetrolit, Beratit, Vlorës, Tepelenës si dhe dy mjete zjarrfikëse të Ministrisë së Mbrojtjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, situata u vu nën kontroll ndërkohë që aktualisht vatra të vogla ka vetëm në brendësi të pyllit. Përgjatë gjithë natës në terren do të qëndrojnë tre mjete zjarrfikëse, të cilat si çdo natë do të stacionohen pranë zonës së banuar për të evituar çdo rrezik të mundshëm.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni