Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane Jorida Tabaku u takua sot me të ngarkuarin e ri me Punë në ambasadën Amerkane, David Ëisner. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetës kryesorë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian dhe fokusi i temës ishte puna e Komisionit të Çështjeve Europiane.
Deputetja demokrate Tabaku theksoi se është e rëndësishme që procesi i integrimit Europian të jetë një hap cilësor për shqiptarët dhe që qytetarët të prekin realisht mundësinë transformuese të këtij procesi.
Referuar njoftimit zyrtar të shpërndarë për mediat, thuhet se “Gjatë diskutimit u theksua nevoja e qeverisë shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit që është kush prioritar jo vetëm për integrimin por gjithashtu edhe për të pasur një Shqipëri konkurruese dhe që përthith investimet e huaja nga SHBA. Tabaku iu referua deklaratës së presidentit Biden se korrupsioni është rrezik real për sigurinë kombëtare të vendit duke u shprehur se sot Shqipëria vuan nga ky rrezik dhe parlamenti duhet të udhëheqë një përpjekje për të luftuar korrupsionin”.
Përpos kësaj në fokus ishin edhe çështje si siguria kibernetike, çështjet e pronës dhe respektimi i sundimit të ligjit që janë shtylla të tjera të rëndësishme mbi të cilat ngrihet dhe procesi i anëtarësimit. Për deputeten demokrate performanca e deritanishme e SPAK është tejet positive, por nevoja e shqiptarëve është që kjo betejë të vazhdojë akoma që askush mos të mendojë se praprekshmëria është reale dhe e mundshme. (A2 Televizion)