Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 15:08 | Ekonomi
Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk ndryshoi normën bazë të interesit, duke e mbajtur në nivelin 3%.

Guvernatori Gent Sejko tha se vendimi për të mbajtur përsëri të pandryshuar normën bazë tenton të balancojë natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo vendimmarrje ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ajo është konsistente me kahun konsolidues, aktual e të pritur, të politikës fiskale si dhe me kahun forcues që ka ndjekur ecuria e kursit të këmbimit gjatë vitit 2023. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve,” tha Sejko.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani