Laura Kërtalli, studente arkitekture, shpjegoi vendimin e saj për të qëndruar në Shqipëri.
“Më pëlqente shumë Amerika për sistemin arsimor dhe mendoja që do të ishte shumë mundësi e mirë formimi, por vendosa të qëndroj. Unë jam me atë shprehjen, “guri i rëndë në vend të vet”. Por, duke qenë pjesë e rinisë, e shoh të rëndësishme të jem pjesë e këtij vendi. Në çdo etapë, rëndësia e rinisë është shumë e madhe për një vend”, u shpreh Kërtalli.
Sipas saj, “dëshira për të bërë mirë është shumë më e madhe dhe rruga nuk është aq e vështirë sa mund të mendohet”.
“Unë e kam gjetur veten si të kombinohet pjesa e studimit me punën dhe aktivizmin social”, theksoi studentja. (A2 Televizion)