Vlorë, apeli i Kryqit të Kuq: Nevoja për gjak më e lartë se dhurimet vullnetare

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
1 Korrik 2026, 15:36 | Sociale

Vit pas viti nevoja për gjak në spitalet rajonale vjen gjithmonë në rritje. Por ndërsa kemi rritje të nevojave dhuruesit duket se janë ulur. Veçanërisht në Vlorë, drejtuesja e kryqit të kuq shqiptar konfirmon që numri i dhuruesve krahasuar me nevojat që ka spitali rajonal i Vlorës është mjaft i ulët.

Drejtuesja e Kryqit të Kuq, Rozeta Rrapi, apelon për më tepër dhurues duke garantuar se dhurimi i gjakut nuk asnjë efekt anësor dhe se gjaku nuk është medikament që mund ta blesh në farmaci. Nëse nuk dhurohet atëherë rrezikohen seriozisht shumë jetë njerëzish dhe fëmijësh.

Ndërkohë për të plotësuar nevojat për gjak në shumë operacione të përcaktuara, spitali i Vlorës u kërkon familjarëve të pacientëve të dhurojnë gjak, pasi me dhurimet vullnetare nuk plotësohet as gjysma e nevojave vjetore për gjak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos