“Burri shqiptar pranoi të kastrohej për të mos lënë gruan shtatzëne”, çudit gjinekologia me rastin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 09:53 | Sociale

Mjekja gjinekologe Mimoza Keta tregoi se edhe në Shqipëri ka raste kur meshkujt pranojnë të kastrohen në mënyrë që të mos lënë partneren e tyre shtatzënë.

“Kastrimi i partnerit me qëllim që ai të kryejë raportin seksual, por gruaja nuk mbetet shtatzanë. Burrat shqiptarë nuk e pranojnë, por ka raste që edhe ndodh. Ka ndodhur edhe në Shqipëri. Është marrëveshje midis çiftit”, tha Keta në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Megjithatë, sot ekzistojnë kontraceptivë, është edhe kondomi, përdorimi i prezervativit që neve e propagandojmë shumë”, shtoi doktoresha.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos