Vodhi makinën, hoqi targat dhe u aksidentua për vdekje, detaje nga aksidenti tragjik në Pogradec

Nga Artin Halili
1 Korrik 2026, 10:50 | Kronikë

Vodhi makinën, hoqi targat dhe u aksidentua për vdekje, detaje nga

Amarildo Islamaj, 32 vjeçari nga Vlora i cili ditën e djeshme humbi jetën për shkak të një aksidenti automobilistik në afërsi të fshatit Pojskë në Pogradec, duket se makinën me të cilën u aksidentua e kishte vjedhur pak minuta më parë.

Sipas policisë, 32-vjeçari kishte shkuar në fshatin Leshnice, aty ku vodhi mjetin e me pas hoqi targat shqiptare dhe vendosi targa polake.

Pavarësisht se nuk ka qenë në ndjekje nga policia, 32 vjeçari ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, për tu larguar sa më parë nga Pogradeci, ku në një moment humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentua për vdekje.

Këtë policia ka mundur ta mësojë për shkak të denoncimit të pronarit të mjetit por edhe për shkak të deklaratës që ka dhënë një djalë tjetër që shoqëronte Amarildon, edhe ky i fundit mbetur i plagosur për shkak të aksidentit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos