Shoferi humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat, detaje nga aksidenti me një viktimë në aksin Pogradec- Qafë Thanë

Nga Artin Halili
30 Qershor 2026, 20:13 | Kronikë

Shoferi humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat, detaje nga

Janë zbardhur detaje në lidhje me aksidentin me vdekje ndodhi sot në aksin rrugor Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili sipas policisë, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj.

Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar dhe jetën ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur edhe një pasagjer që po udhëtonte me të.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Qafë Plloçë - Qukës, ka patur një tjetër aksident ku mbetur i plagosur drejtuesi i një fugoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos