
Një nga aktivistet e protestës Sidorela Vatnikaj ka thënë se nesër në orën 10:00 do të bëhet një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama në SPAK, në lidhje me librin “Albanian Files”, raporton gazetarja Fjorela Beleshi. Ndërkaq gjatë protestës së sotme aktivistët po mbledhin edhe firmat e qytetarëve.
Dy ditë më parë duke folur në lidhje me librin që përmban projekte që synohen të ndërtohen në Shqipëri, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk është autor, por vetëm ka shkruajtur parathënien e tij. Po ashtu Rama është shprehur se kemi të bëjmë me një tekst auto-ironik, ku nuk ka deklarata politike.
Ndërkaq sot protesta qytetare hyri në ditën e 31-të të saj, ku paradite u shënuan edhe përplasje me policinë para Kuvendit, ku pati edhe të shoqëruar. (A2 Televizion)